Ballina Lajme KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në komunat veriore

KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezulateteve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.