Ballina Lajme KosovaPress në kongresin botëror të Agjencive të Lajmeve

KosovaPress në kongresin botëror të Agjencive të Lajmeve

Për herë të parë në histori, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në 20 vjetorin e çlirimit, Republika e Kosovës, e cila po prezantohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, po merr pjesë në Kongresin botëror të Agjencive të lajmeve, e cila po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje nga data 13 deri më 15 qershor.

Kongresi u hap nga sekretari gjeneral Maxim Minchev dhe presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev.

Në këtë takim treditor tema kryesore do të jenë sfidat me të cilat po përballen Agjencitë e Lajmeve siç janë lajmet e rreme (fake news) e cila ka marrë përmasa botërore dhe mundesitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Agjencive të Lajmeve për t’u përballur.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për sfidat që po përballen Agjencitë e Lajmeve në raport me teknologjinë e re dhe rrjetet sociale.

Gjatë këtij kongresi KosovaPress do të rritë bashkëpunimin me Agjenci botërore të lajmeve duke pas mundësi të takohet me Agjencitë e Lajmeve nga Evropa dhe mbarë bota.

Ky është edhe një sukses i radhës pas pranimit te KosovaPress-it në Agjencitë e Lajmeve të Shteteve të Ballkanit( ABNA-SEE) në vitin 2017 ( http://www.kosovapress.com/sq/mobile/lajme/kosovapress-pranohet-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-abna-129552/).

KosovaPress është ftuar në Kongresin botëror , më 4 janar të këtij viti , nga sekretari gjeneral i kongresit botëror, Maxim Minchev i cili ishte prezent në 20 vjetorin e themelimit.

Kongresi botëror i Agjencive të Lajmeve mbahet çdo tre vjet . Ky Kongres është themeluar para 15 viteve dhe ky është kongresi i gjashtë. Në këtë kongres nga KosovaPress po merr pjesë Skënder Krasniqi, CEO i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.