Ballina Sport Kjo pritet të jetë e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit këtë verë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është shprehur e gatshme për ta shitur, futbollistin shqiptar dhe dy futbollistë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Liverpool është e gatshme të shesë, Shaqirin së bashku me Harry Ëilson dhe Marko Grujic, transmeton KosovaPress.

Krejt kjo pritet të ndodh për të siguruar të ardhurat, për të tentuar që të transferojnë sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Tashmë Shaqiri duhet të mendojë për skuadrën e re, dhe desitinacioni më i mundshëm duket të jetë Turqia, atje ku skuadra e Galatasarayt ka shprehur interesim për të.