Ballina Sport KH Prizreni riorganizohet dhe sjell tri përforcime, synon Superligën

KH Prizreni riorganizohet dhe sjell tri përforcime, synon Superligën

Klubi i hendbollit Prizreni do ta nisë furishëm sezonin e ardhshëm.

Prizrenasit janë riorganizuar dhe kryesia e re ka nisur t’i sjell frytet e para.

Në fakt, sot prizrenasit i kanë siguruar tri përforcime për sezonin e ardhshëm.

KH Prizreni i ka prezantuar përmes një konference për shtyp përforcimet: Isuf Lekaj e Arnis Spahija nga KH Vëllaznimi dhe Shpëtim Mehmeti nga KH Drenica.

Përforcimet e reja premtuan se do ta japin maksimumin nga vetja për ta ndihmuar KH Prizrenin të jetë i suksesshëm sezonin e ardhshëm.

Ky është edhe objektivi i kryesisë, e cila ka për qëllim ta rikthejë KH Prizrenin në Superligë, aty ku e ka edhe vendin dhe që ky klub të jetë stabil dhe i suksesshëm edhe në elitën e hendbollit kosovar, njëjtë siç ishte edhe në vitet e para të pasluftës.

Gjithsesi, Superliga do të jetë më e pasur me klubin me traditë në hendboll siç është KH Prizreni. /Gazeta Express/