Ballina Lajme Kështu duket Hamëz Jashari i shkrirë në bronzë

Kështu duket Hamëz Jashari i shkrirë në bronzë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtakun kanë vizituar skulpëtorët të cilët tanimë janë në përfundim të punës së tyre të shkrirë në bronzë. Është fjala për skulpëturën e heroit Hamëz Jashari.

Jashari ka shkruar në Facebook se është krenar me veprën e babait të tij.

“Sot isha bashkë me nënkryetarin dhe shokun e bashkëluftëtarin e Adem e Hamëz Jasharit, për të parë punën e skulptorëve tanë, Ylberit dhe Sabriut. Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer! Shumë faleminderit. Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde”, ka shkruar ai në Facebook.