Ballina Sport Karaqi i shtati në garën Karate 1 Series A

Karaqi i shtati në garën Karate 1 Series A

Karateisti, Alvin Karaqi, bursistë Olimpik për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, zuri vendin e shtatë në garën Karate1 Series A, të mbajtur gjatë fundjavës në Stamboll të Turqisë, kategoria -84 kg.

Karaqi të dielën u mund nga kampioni i botës, kroati Ivan Kvesiq, të cilin e kishte mposhtur vitin e kaluar në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Alvini shënoi katër fitore, duke siguruar pikë Olimpike, sikurse bursistët tjerë, Fortesa Q. Orana, që shënoi tri fitore e Orges Arifi dy.

Një fitore e pati edhe Ylli Cenaj, derisa garuesit tjerë u ndalën në raundin e parë