Ballina Lajme Java e egjiptianëve nis me protestë paqësore

Java e egjiptianëve nis me protestë paqësore

Sot hapet Java Egjipitiane përmes së cilës do të festohet edhe dita nacionale e komunitetit egjipitian më 24 qershor.

Në hapje të kësaj jave, prej orës 09:00 do të bëhet shpërndarja e broshurave në qendër të qyteteve në Gjakovë, Pejë, Klinë, Istog, Prizren, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.

Prej orës 10:00 do të mbahet një ligjëratë mbi etnogjenezën e komunitetit egjiptian të Ballkanit nga profesori Luan Dino nga Shqipëria në Hotel “Sirius” në kryeqytet.

Në ora 12:30 në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë së Kosovës do të mbahet protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave të institucionet shtetëroe në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për këtë komunitet.

Gjatë ditës do të mbahet edhe një turnir në “bowling” në Pejë.

Ndërsa prej orës 18:00 në sheshin tek ish-objekti i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës do të mbahet një manifestim kulturo-artistik ku do të marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e MAPL, Ardiana Hodziq dhe përfaqësues të të institucioneve lokale