Ballina Reth Nesh Interneti

Interneti

Duke synuar që përherë të jemi në hap me kohën, orientimet tona strategjike zhvillimore, në rend të parë kanë qenë të fokusuara në arritjen sa më të madhe të përsosmërisë teknike e, paralelisht me këtë si parakusht, edhe në rritjen cilësore dhe sasiore të shikueshmërisë, duke synuar që në të ardhme të jemi transmetues me licencë edhe në hapësirën gjithëkombëtare.
Si një formë e mundësisë së arritjes së këtij synimi që përherë të jemi sa më afër bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë në botë dhe hapësirën gjithëshqiptare, në janar të vitit 2007 arritëm që, përmes integrimit në rrjetin global të internetit, t’i plasojmë emisionet tona televizive edhe në këtë forme virtuale tejet të popullarizuar të editimit.
Praktikisht, që nga fillimi i janarit të vitit 2007, emisionet e Televizionit Opinion mund të shikohen “LIVE”, 24 orë, edhe përmes rrjetit të internetit.
Që nga dita e parë e fillimit të editimit të programit tonë “LIVE” në internet, kjo formë e kontaktit me atdheun e tyre, shpejt u pranua nga shumë bashkatdhetarë tanë kudo në botë. Për një kohë shumë të shkurtër, numri i shikuesve që klikojnë në adresën tonë të internetit filloi të rritet në qindra dhe mijëra vizitorë në ditë. Ky interesimi i madh i bashkatdhetarëve tanë për programet e Televizionit Opinion në internet ishte aq i madh, saqë me të madhe filloi edhe integrimi dhe kyçja e tyre me telefonata gati në të gjitha emisionet e drejtpërdrejta kontaktuese. Këto forma të inkuadrimit të shikuesve, që na përcillnin në internet, ishin nga shqiptarët që jetonin dhe punonin në të gjitha viset e botës: Amerikë, Australi, Kanada, shtetet e ndryshme të Evropës… etj.