Ballina Lajme IKSHPK apelon arsimtarët e prindërit: Kujdes me peshën e çantave të nxënësve

IKSHPK apelon arsimtarët e prindërit: Kujdes me peshën e çantave të nxënësve

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka uruar një proces të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë nxënësve.

Me këtë rast, IKSHPK bëri thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Po ashtu, IKSHPK tërhoqi vëmendjen dhe apeloi prindërit dhe arsimtarët për zvogëlim të peshës së çantës.

“Prindër dhe arsimtarë. Menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore”, thuhet në apelin e tyre.