Ballina Lajme I digjet kombibusi dhe traktori një personi nga Istogu

I digjet kombibusi dhe traktori një personi nga Istogu

Një person nga Istogu ka raportuar në Polici se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë një automjet kombi por si pasojë zjarri kishte përfshirë edhe një garazhe në të cilën kishte pas një traktor dhe mjete pune.

Sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme dhe nuk ka pas ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin