Ballina Kulture Hyseni: Veliut po i hyhet në hak – Kurti vetë ka ndezur...

Hyseni: Veliut po i hyhet në hak – Kurti vetë ka ndezur zjarrin për rrëzimin e qeverisë

Ish-ministri i Jashtëm nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni, ka bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për prishjen e raporteve të koalicionit qeveritar, e cila çoi deri tek inicimi i mocionit të mosbesimit për Qeverinë e Kosovës.

Hyseni ka thënë se është pikërisht Kurti ai që ka vënë ‘zjarr’ rrëzimit të Qeverisë dhe se LDK-ja nuk e ka përgjegjësinë për këtë, ndërsa për fajësimin e Agim Veliut si shkaktar i prishjes së raporteve të koalicionit, ka shtuar se atij po i hyhet në hak.

“Agim Veliut po i hyhet në hak. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa më 13 mars i ka thënë Kurtit që ‘kemi afat një javë për të hequr taksën pa reciprocitet përndryshe LDK-ja do ta shqyrtojë qëndrimin në Qeveri’”, tha Hyseni për televizionin Dukagjini, duke shtuar se LDK ka për qëllim mos prishjen e marrëdhënieve me SHBA, si vend mik të Kosovës.