Ballina Lajme Haradinaj: Veprimet e Iranit të gabuara, Kosova qëndron përkrah ShBA-ve

Haradinaj: Veprimet e Iranit të gabuara, Kosova qëndron përkrah ShBA-ve

Kryeministri i Kosovës Ramush Harainaj, i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Iranit dhe ShBA-ve. Haradinaj thotë se Kosova qëndron përkrah të drejtës së ShBA-ve për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, ndërsa veprimet e Iranit i cilëson të gabuara.

“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë”, shkruan kryeministri.