Ballina Lajme Haradinaj thotë se as Amerika e as Bolton nuk ishin pro ndarjes...

Haradinaj thotë se as Amerika e as Bolton nuk ishin pro ndarjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk ka dashur t’i komentoj deklarimet e zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës Enver Hoxhaj, për tërheqjen e 10 njohjeve ndaj shtetit të Kosovës pasi që i konsideron si deklarime për përfitime të votave.

Duke folur për propagandën e Serbisë kundrejt Kosovës për çnjohjen nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, Haradinaj tha se në planin e brendshëm Kosova nuk kërkon amin nga Serbia.

Haradinaj: Nuk i komentoj deklaratat e atyre që kërkojnë vota

“Tash jemi në zgjedhje dhe nuk mund ta komentoj çdo deklaratë të atyre që shkojnë me kërkua vota. Por si shteti ekzistojnë dy bota, bota e Serbisë e aleatëve të vetë që punojnë kundër nesh dhe bota jonë ne dhe aleatët tanë që e prapësojmë Serbinë në planin e brendshëm e kemi prapsua nuk varemi nga Serbia nuk na vyen amini i Serbisë për asnjë çështje të brendshme të Kosovës këtë e kemi kryer e kemi largua edhe ndarjen dhe çdo aspekt të tillë, në planin e jashtëm jemi këtu për të vazhdua”, tha Haradinaj.

Gjatë kësaj konference Haradinaj ka folur edhe për shkarkimin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve , John Bolton nga presidenti Trump i cili ka qenë i njohur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Por sipas Haradinajt Amerika e mbron Kosovën dhe as Bolton nuk është kundër Kosovës por që sugjerimet e shkuara drejt Uashingtonit zyrtar kanë qenë të gabuara.

Haradinaj: Amerika do jetë çdo herë me Kosovën

“Mendoj se gabimet kanë ndodhur në Ballkan e jo në Uashington pra sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtoni zyrtar prej udhëheqësve të Ballkanit kuptohet prej presidentit Vuçiq ai e ka interes shtetëror e nacional pra dobësimin dhe copëtimin e Kosovës janë bërë edhe gabime prej të tjerëve ne kemi shumë bindje të thellë se të gjitha institucionet e Amerikës e mbrojë Kosovën se Kosova është vijë fronti për ta, në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri në mes influencave amerikane dhe ruse, e ne jemi vijë e frontit dhe jam i bindur se çdo herë Amerika do jetë me Kosovën”, theksoi ai.

Haradinaj tutje tha se Amerika nuk është për ndarjen e Kosovës, dhe se zyrtarët brenda Kosovës kanë dhënë deklarime të gabuara.

Haradinaj: Kerkush në Amerikë nuk është për ndarjen e Kosovës

“Ne kemi dëgjuar plotë deklarata të zyrtarëve tanë e të njerëzve të mediave qysh nuk na vyen asgjë Leshaku e Veriu ose si na ka dhënë Rankoviqi veriun besoj se këto i dini kush i ka thënë..Kerkush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës Amerika ka qëndrua me Kosovën, e do Kosovën është me Kosovën por sugjerimet dhe opsionet që janë quar nga Ballkani kanë shkuar të gabuara”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm nëse ndodh njohja e shtetit të Kosovës nga shteti serb.