Ballina Lajme Haradinaj kërkon mbështetje për “Alb Festival”

Haradinaj kërkon mbështetje për “Alb Festival”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane që ta mbështesin me pjesëmarrje “Alb Festival” që mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës. RH