Ballina Lajme Haradinaj: Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Haradinaj: Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me të cilin kanë biseduar për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës.

Haradinaj thekson se ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë.