Ballina Rajon & Bote Hahn: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Hahn: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Eurokomesari Johans Hahn ka theksuar sërish se tetori do të jetë vendimtarë për Maqedoninë kur edhe do të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ai shprehi keqardhje për qershorin pasi sipas tij Maqedonia kishte plotësuar të gjitha kërkesat që atëherë, por është e patjetërsueshme që të implementohen reformat.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pikat kryesore ku duhet të fokusohet qeveria”, tha ai.

Eurokomesari kërkoi që menjëherë të ndërmerren aksione për pavarësimin e Prokurorisë.

“Të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapura për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datën për fillim të negociatave”, ka thënë ai./Alsat/