Ballina Lajme Gjendet marihuanë e armë në Mitrovicë, tre të arrestuar

Gjendet marihuanë e armë në Mitrovicë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre, tek njëri janë gjetur dhe konfiskuar 16.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve të tjerë, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të ndryshme, katër fishekë të kalibrit 9 mm dhe tridhjetë e një fishkë të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt