Ballina Lajme Fletëvotimet shpërndahen nëpër komuna

Fletëvotimet shpërndahen nëpër komuna

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto momente ka nisur shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, kurse, numri i qendrave të votimit është 895.

Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.