Ballina Lajme Dialogu, vendet e BE-së do të jenë të përfshira së bashku me...

Dialogu, vendet e BE-së do të jenë të përfshira së bashku me SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas takimit me delegacionin e përbërë nga zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë, ka deklaruar se vendet e BE-së do të jenë të përfshira në procesin e dialogut së bashku me SHBA në arritjen e një marrëveshje historike Kosovë-Serbi.

Në takimin që Veseli ka zhvilluar me zyrtarët nga Franca dhe Gjermania, të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Kreu i Kuvendit u shpreh i bindur se të dyja shtetet do të përkrahin Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Veseli: Vendet e BE-së do të jenë të përfshira në dialog së bashku me SHBA

“Patëm një takim shumë të mirë, dy vendet më të fuqishme të BE-së Gjermania dhe Franca janë përkrahë nesh, janë përkrahë Kosovës në rrugëtimin tonë euroatlantik. Jam shumë i bindur se Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën po ashtu edhe në liberalizimin e vizat për qytetarët tanë, një e drejtë e cila po shpresojmë se do të ndodhë ketë vit. Po ashtu, në procesin e dialogut është një lajm i mirë se vendet e BE do të jenë po ashtu të involvuar së bashku me ShBA-të në arritjen e një marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila siç e dini edhe ju do ti hapë një perspektivë më të mirë gjithë Ballkanit perëndimor. Qëndrimet tona ishin shumë unike të delegacionit të Kosovës, ato janë qëndrime të qytetarëve të Republikës së Kosovës, qëndrime të cilat lidhen me mandatin tone kushtetues mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Është ditë e mirë për Kosovën për vetë fakti n se dy vende si Gjermania dhe Franca janë përkrahë nesh, krahas një partneritet i cili është i përjetshëm i ShBA-ve me Kosovën”, tha ai.

I pyetur se a kanë pasur ndonjë kërkesë nga Franca dhe Gjermania, Veseli tha se nuk ka pasur diçka specifike.

Veseli: Sovraniteti është i pacenueshëm, liberalizimi i vizave duhet të ndodhë

“Nuk ka pasur kërkesa specifike përveç faktit se në samitin e Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur. Ajo çka është pozitive, Gjermania dhe Franca tanimë do të jenë edhe më të involvuara në procesin e dialogut, ku do të jetë edhe SHBA-ja. Qëndrimet tona në këtë proces janë ato që i kemi bashkërisht edhe me partneret tanë. Shteti, sovraniteti janë të pacenueshëm për aq sa liberalizimi i vizave duhet të ndodh edhe marrëveshja historike me Serbinë. Nuk ka asgjë tjetër që do ta potencoja për faktin se ka qenë një takim pozitiv dhe Kosova ka dalë shumë unike, thërras edhe një herë kolegët tanë opozitarë që të jenë pjesë e këtij komunikimi dhe bashkëpunimi për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë”, tha Veseli.

Ndryshe, liderët shtetërorë me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron do të mblidhen në Paris me 1 korrik, ku do të jetë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe përfaqësues të shtetit të Serbisë.