Ballina Lajme Detaje rreth sekuestrimit të 55 kg marihuanë në Vërmicë

Detaje rreth sekuestrimit të 55 kg marihuanë në Vërmicë

Policia e Kosovës, në bashkëveprim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në Pikat e Kalimit Kufitar në Vërmicë, një veturë me targa të huaja, e dërgojnë për kontroll më të detajuar ku në një pjesë të modifikuar brenda saj, janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit hashash dhe marihuanë.

Sipas Policisë, substanca narkotike e llojit hashash është gjetur në sasi prej 24 paketime me peshë mbi 25 njëzet e pesë kg, ndërsa substanca narkotike e llojit marihuanë është gjetur në sasi prej 29 paketime me peshë mbi 29 kg.

“Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë intervistuar të dyshuarin dhe si prova materiale kanë sekuestruar substancat që dyshohet të jenë narkotike. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari: A. K. viti i lindjes 1996”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.