Ballina Rajon & Bote Deputeti rus terrorizon banorët, qëllon në ajër me breshëri – habit me...

Deputeti rus terrorizon banorët, qëllon në ajër me breshëri – habit me përgjigjen (Video)

Banorët e qytetit Kamyshlov në Uralet ruse janë frikësuar nga disa të shtëna me armë zjarri automatike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës dhe për habinë e të gjithëve, personi që qëlloi në ajër ishte një ligjvënës kombëtar.

Menjëherë në rrjetet sociale janë publikuar video të kësaj ngjarjeje.

Por personi në fjalë u identifikua pas publikimit të videove në rrjetet sociale.

Sipas mediave lokale, përcjell javanews.al, ai është Dmitry Ionin, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit në Rusi, ku përfaqëson rajonin Sverdlovsk të Uraleve.

Fillimisht, zyrtari në fjalë, i cili po vizitonte Kamyshlov, mohoi raportimet duke këmbëngulur se kishte qenë ndihmësi i tij ai që kishte harxhuar karikatorin e një “arme lodër”.

Por pasi videot e kësaj ngjarje filluan që të bëheshin virale në internet, Dmitry u detyra të pranonte gabimin.

“Thjesht mu dha një armë…Nuk mendova se do të kishte probleme me këtë”, tha ligjvënësi, duke shtuar se arma i përkiste një politikani lokal.

“Çdokush bën idiotësira nganjëherë”, ka shtuar Ionin duke pranuar se kishte bërë gabim, megjithëse nuk ishte proceduar nga policia.