Ballina Sport Conte: Skuadra ime e re ka 60 për qind shanse të jetë...

Conte: Skuadra ime e re ka 60 për qind shanse të jetë italiane

Antonio Conte ka zbuluar se ai është më së afërmi të përfundojë në Serie A sezonin e ardhshëm në Serie A, pasi ka deklaruar se shanset janë 60 për qind që kjo të ndodh.

Interi, Roma, Milani dhe madje edhe Juventusi kanë qenë të lidhur me emërimin e Contes si trajner të tyre këtë verë.

Italiani gjithashtu ka edhe interesim nga skuadrat e huaja si ajo franceze Paris Saint-Germain dhe ajo angleze Manchester United.Lexo po ashtu:

Conte po rishikon propozimin e Interit pas bisedave me Marottan

Conte po rishikon propozimin e Interit pas bisedave me Marottan

Mediumi i njohu Le Iene e pyeti nëse do të trajnoj ndonjërin prej këtyre klubeve, ndërsa ai u përgjigj fillimisht shkurt: “Jo”.

“Nuk mund të them “po” për ndonjë ekip sepse ende nuk ka asgjë”.Lexo po ashtu:

PSG interesohet për Antonio Conten

PSG interesohet për Antonio Conten

“Personalisht nuk kam biseduar me asnjë klub të Serie A, por është akoma pak herët”

“Ka 60 për qind shanse që do të trajnoj në Itali, 30 për qind që do të shkoj jashtë diku dhe 10% që do të pres”, përfundoi Conte. /Telegrafi/