Ballina Sport Caktohet dita kur Reali do ta prezantojë Hazardin

Caktohet dita kur Reali do ta prezantojë Hazardin

Los Blancos janë në prag të blerjes së madhe në afatin kalimtar veror.

Eden Hazard te Real Madridi është gjithçka e kryer, por mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë pas pak ditësh, shkruan KosovaPress.

Te Real Madridi janë duke pritur përfundimin e finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea sonte do të ndeshet me Arsenalin, para se të njoftojnë marrëveshjen me yllin belg.

Diario Sport raporton që 2 qershori (e hënë), do të jetë dita kur Hazard do të prezantohet si lojtar i Real Madridit, që njëherësh do të plotësojë ëndrrën e futbollistit, i cili tash e sa kohë kërkon të transferohet në Santiago Bernabeu.

Ende nuk janë bërë të ditura shifrat të cilat Reali do t’i paguajë Chelseat për blerjen e Hazard