Ballina Lajme Bajrami, BIK bën kurban mbi 1000 lopë

Bajrami, BIK bën kurban mbi 1000 lopë

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, në organizimin dhe mbikëqyrje të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka nis therja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe ata nga diaspora.

Në fillim të zbatimit të këtij procesi, i cili sipas Sheriatit është ibadet, është bërë nijeti dhe duaja nga mbikëqyrësit e Kryesisë së BI të Kosovës.

Thertoret ku po bëhet therja e kurbanëve i plotësojnë të gjitha standardet e BE-së dhe njëkohësisht posedojnë licencën “Hallall”.

Kafshët që do të bëhen kurban janë të pajisura me certifikatë të nevojshme nga veterinari dhe theren nën mbikëqyrjen e teknologëve të ushqimit.

Sivjet nga Kryesia e BIK pritet ka paraparë të bëjë kurban mbi 1000 lopë, mishi i kurbaneve do të përgatitet e ruhet në kushte optimale dhe me kohë do t’iu shpërndahet institucioneve të BIK, medreseve, pastaj institucioneve të tjera publike si dhe nevojtarëve.