Ballina Lajme Alternativa: Qeveria Haradinaj të rrëzohet sa më shpejt

Alternativa: Qeveria Haradinaj të rrëzohet sa më shpejt

Partia opozitare Alternativa duke shprehur shqetësimin për keqmenaxhimin e parave publike ka kërkuar që sa më shpejt Qeveria Haradinaj të rrëzohet.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila adresoi kritika ndaj ekzekutivit duke konsideruar vendimet e gabueshme vazhdimisht po e përcjellin Qeverinë Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës po vazhdon me vendime që po bëjnë dëme buxhetit të vendit. Në parregulluesit që ka përcjell nivelin qeveritar janë kontratat mbi vepër, investimet pa ndonjë planifikim dhe keqmenaxhimi”, tha kryetarja Kusari-Lila.

Ajo foli dhe për projektin e ri të prezantuar si “Prishtina e Re” nga organet komunale dhe Qeveria, ku tha se është vendim i paplanifikuar mirë, sidomos në kur po planifikohet ulja e ministrive.

Ndërkaq, nënkryetari Reshat Nurboja foli për autostradën që pritet të ndërtohen për Dukagjin. Ai tha se kjo është e gabueshme dhe se me këto vendime shteti pritët të bankrotoj.