Ballina Lajme Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagosen 7 persona

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagosen 7 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 5 shtetas të moshave nga 24 deri në 36 vjeç si dhe një i mitur.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin,në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”,mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë,drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç,banues në Tiranë.

L.N.,20 vjeç,banues në Lezhë. B.K.,35 vjeçe,banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit