Skip Navigation Links
Live
Lajmet
Programi
Video
Emisionet
Horoskopi
Kalendari
Kontakt
Sherbimet
Per ne
English
Login
 
 
Reth nesh
 
Historiku
Transmetimi i parë i televizionit Hasi në eter, u editua më datën  22.09.2001, e cila ditë, edhe zyrtarisht konsiderohet si datëlindje e saj.
Sinjali i këtij televizioni transmetohet nga Zymi i Hasit, nga një kodër të emërtuar "BAJRAK", ku dikur ishte edhe transmetuesi i mëparshëm i RTP-së së atëhershme. Ky truall, me qëllim dedikues për transmetues televiziv, është pronë familjare e themeluesit të televizionit OPINION.
Nga nostalgjia për atdheun dhe regjionin e vet, këtë televizion themeluesi i saj i parë Jozë Kolndrekaj fillimisht e quajti TV "HASI"
Fillohet me pak paisje teknike elementare dhe me disa gazetarë, të cilët me vrullin e tyre të pashoq në drejtim të shuarjes së etjes për informim në gjuhën shqipe, më tepër mund të thuhet se ishin entuziast. Ata duke plasuar në eter këngën dhe fjalën e bukur shqipe, që me vite ishte e ndaluar rreptësisht nga okupatori serb, nuk kursenin asgjë që e vërteta për Kosovën dhe dhembjet e saja pas lufte, të përballohet sadopak më lehtë,
Fillimisht programet tona ishin eksperimentale dy orësh, për të arritur ngadalë dhe sigurt gjer në emetimin e programit efektiv prej 12 orëve pandërprerë.
Edhe pse programi efektiv ishte fillimisht 2 për t`u rritur gradualisht në 12 orë, faktikisht ajo, edhe më tej emitonte 24 orë sinjal të pandërprerë. Jashtë programit të vetë efektiv, emitoheshin sllajdet e fotoreklamave të marketingut ekonomik të përcjellura me muzikë.
Nga një televizion, në start me paisje teknike tejet modeste, ngadalë dhe me investime tërësisht vetanake, për një kohë të shkurtër, televizioni arriti në një shkallë të përsosshmërisë lakmuese duke pretenduar që të jetë konkurente edhe  i televizioneve më të mëdha me status kombëtar.
Pasi që sinjali i tij emitohet në një hapësirë më të madhe të regjionit të Rrafshit të  Dukagjinit, me një përqindje të mbulesës hapësinore prej 63 % të territorit të Kosovës, vetvetiu na u imponua ndërrimi i emërtimit të saj.
Emri i gjertanishëm  TV "HASI" më tepër aludonte në një institucion informativ të një  lokaliteti të ngushtë hapësinor, andaj , edhe në opinionin e gjërë reflektonte bindjen e përkatësisë së saj programore vetëm nevojave informative të kësaj hapësire regjionale.
Edhe pse emocionalisht ishte vështirë, bazuar kryekëput në pretekstin e cekur si më sipër, më vitin 2003, u mor vendimi i ndërrimit të emrit.

Nga "televizioni HASI", televizioni emërtohet simbolikisht me emrin "televizioni OPINION". Pra, emërtohet si televizion OPINION që i dedikohet opinionit, emër ky  që edhe sot e kësaj dite identifikohet ky televizion.
Ndryshimi i emrit nga "TV HASI""TV OPINION" nuk ishte ndryshimi i vetëm organizativ.
Pronari dhe themeluesi i saj i parë z. Joz Kolndrekaj, vlerësoi momentin më të përshtatshëm të tërheqjes së tij nga timoni i këtij televizioni dhe definitivisht udhëheqjen e tij ia bart të birit të tij z. Edvard Kolndrekaj i cili është edhe drejtor legjitim i televizionit OPINION.

Titujt

Reth nesh
 
 


 
     
  Copyright © 2017 TV-OPINION Developed by Ensoft