Skip Navigation Links
Live
Lajmet
Programi
Video
Emisionet
Horoskopi
Kalendari
Kontakt
Sherbimet
Per ne
English
Login
 
 
Emisionet
 
Emisionet në televizionin Opinion
Televizioni Opinion, gjithnjë si parim themelor gjatë  punës së vet ka pasur dhe e ka: neutralitetin, origjinalitetin, pavaresinë e vendosjes dhe të veprimit si  dhe prezantimin e denjë të vlerave dhe interesave të pacënueshme kombëtare.
Në realizimin e këtyre qëllimeve, është mbështetur në politikën e saj të pavarur kuadrovike, që favorizon projektet që kanë të bëjnë me shoqërinë, si emisionet edukative-arsimore, ku përmes kuizeve të ndryshme mundohet të afrojë të rinjtë pranë televizionit.
Po ashtu emision që i kushtohet vetëm të arriturave të femrës shqiptare në Kosovë, emisione në të cilin qytetarët pyesin mjekun përmes telefonit për hallet e tyre dhe marrin përgjigjen e duhur pa paguar ndonjë gjë, as mjekun e as televizionin.
Kultura është gjë me rëndësi në televizioni Opinion dhe i kushton shumë vëmendje përmes emisoneve  që përcjellin të gjitha ngjarjet kulturore që ndodhin në rajonin e Prizrenit dhe ajo çka është e veçanta e këtij emisioni është rubrika bonus në të cilën për çdo emision paraqitet një talent i ri që sapo ka filluar të mirret me ndonjë art si muzikë, art figurativ, poezi apo ndonjë gjë tjetër dhe televizioni ynë është i vetmi ku ju ofron këtë mundësi të afirmimit të tyre.
Për një kohë të shkurtër kemi pasur edhe një emision për policinë, ku në bashkëpunim me policinë rajonale të Prizrenit kemi bërë disa emisione përmes të cilave kemi paraqitur punën e policisë në sigurinë e qytetarëve.
Adhuruesit e lajmeve çdo ditë mund të informohen për të gjitha të rejat që ndodhin në qytetin e Prizrenit dhe rrethinë, por edhe në tërë rajonin.
Edhe pse nje pjesë e popullatës punon në orët e paraditës, atyrë që janë në shtëpi televizioni Opinion mundohet që përmes programit të mëngjesit t’ua bëjë sa mirë mëngjesin e asaj dite.

Televizioni Opinion përmes emisioneve të veta mundohet që të prek të gjitha sferat e jetës, të jetë pranë çdo qytetari, qoftë ai politikan, mjek, ingjinier, i ri apo i vjetër, burrë apo grua, të gjithë mund ta gjejnë veten në televizionin Opinion sepse aty ka program për të gjithë.
Titujt

Emisionet
 
 


 
     
  Copyright © 2017 TV-OPINION Developed by Ensoft