Ballina Lajme

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 priten të luajnë ndeshjen e parë zyrtare “vëllazërore” me 15 tetor në “Elbasan Arena”.

Tashmë, Alban Bushi, selektori i Shqipërisë ka publikuar ditë më parë listën e të ftuarve për këtë takim.

Ndërsa, selektori i Kosovës, Rafet Prekazi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Gjithsesi, ende pa filluar mirë stërvitjen e parë, Shqipëria ka marr dy goditje të mëdha.

Tashmë është konfirmuar mungesa e dy sulmuesve, Xhakomo Vironi dhe Agim Zeka për arsyeje të lëndimeve.

Zeka, njihet mirë në Kosovë pasi kohë më parë ka luajtur te Prishtina, kurse tani luan në Holandë.

Vlen të përmendet se edhe Kosova U21 do të ketë dy mungesa të mëdha siç janë, Arbeni Xhemajli dhe Lirim Kastrati të cilët janë ftuar në ekipin e parë të Kosovës.