Ballina Lajme Kurti: Tribunali Ndërkombëtar i jep shumë kohë Serbisë, ta mundësojmë gjykimin në...

Kurti: Tribunali Ndërkombëtar i jep shumë kohë Serbisë, ta mundësojmë gjykimin në mungesë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ideja për themelimin e Tribunalit ndërkombëtar eshtë e nxituar për shkak se i jep shumë kohë Serbisë, kur dihet se për themelimin e një tribunali të tillë merr shumë kohë.

Kurti tha se Gjykata Speciale me 4 gusht i bën katër vjet prej se është mundësuar me amandamentimin 24 të kushtetutës, për çka tha se edhe pas katër viteve nuk ka as aktakuza, e lëre më gjykime e dënime.

Kurti:Ideja e nxituar për Tribunal ndërkombëtar, i jep më shumë kohë Serbisë

“Të flasësh për Tribunal ndërkombëtar nuk do të thotë të ngutesh, do të thotë përkundrazi të mos ngutesh. Ideja i Tribunalit Ndërkombëtar i jep kohë Serbisë, i jep kohë kundërshtarit tonë. Pra, në kundërshtim me atë që proklamohet nga kreu dhe zëdhënësit e tjerë të PAN-it, ideja e nxituar për Tribunal ndërkombëtar në fakt, i jep më shumë kohë Serbisë, që do të kalojnë shumë vjet, derisa të themelohet dhe të filloj funksionimi i një tribunali të tillë. Me këtë ide Serbia sigurohet se edhe për një dekadë nuk do ta gjej gjë. Tribunali ndërkombëtar prej kur lind ideja deri kur themelohet dhe funksionon shumë vjet shkojnë, katër shkuar për Gjykatën Speciale, a kjo është shumë më e madhe se Gjykata Speciale , tha Kurti.

Ideja për tribunal ndërkombëtar, Kurti tha se është të ecet ngadalë, e ky tribunal sipas tij merr shumë vjet. Ai tha se tashmë po vdesin edhe dëshmitarët, dhe se Kosova po dobësohet në ndjekjen e krimit.

Kurti: Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë

“ Pra propozimi është ky: Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë dhe le të punojnë proklurorët tanë. Kemi mjaftueshëm deputetë slt, ja po e vejmë në rend të ditës.. nëse duam të ngutemi kjo është rruga, nëse duhet të vonohemi rruga është tribunali ndërkombëtar”, tha Kurti.